Lladrovci shpreh respektin për Hoxhën: Do ta vazhdojmë rrugëtimin si bastion i PDK-së

Komuna e Drenasit, është shembull i qeverisjes, falë bashkëpunimit dhe trajtimit objektiv të prioriteteve të evidentuara në takim me qytetarët. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky harmonizim, sipas tij, nuk do të arrihej pa përkrahjen e degës së PDK-së në Drenas dhe kryetarit Sejdi Hoxha.

“Në këtë dyvjetor, të emërimit në krye të Degës, z.Hoxha, dua të shpreh respektin për bashkëpunim, njëherësh edhe premtimin, ashtu siç kemi qenë bastion i UÇK-së, do ta vazhdojmë rrugëtimin si bastion i PDK-së”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Kryetari Sejdi Hoxha dhe Dega, sipas Lladrovcit, kanë qenë dhe mbeten besnik të vizionit të liderit tonë, Kadri Veseli, si rruga jonë e vetme për komunën dhe qytetarët tanë, në shërbim të mirëqenies së çdo qytetari pa dallim.

Suksese të mëtejme kryetar Sejdi Hoxha!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë