Banorët e Llapushnikut ndihmuan të lënduarit në aksidentin e ndodhur në këtë fshat

Një aksident trafiku kishte ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Llapushnik të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Disa persona ishin lënduar pasi kamioneta e tyre ishte përplasur në një autobus të udhëtarëve.
Banorët e Llapushnikut, më të kuptuar që ka ndodhur aksidenti, kanë vrapuar për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve.
Faqja e fshatit në Facebook ka shkruar: Banorët e Llapushnikut çdo herë dhe çdo kohë e tregojnë veten, te njohur si trima e shumë bujar, në ketë foto duke i ndihmuar të aksidentuarit me daten 17.05.2021, respekt.