Drejtoria e Bujqësisë ndanë 40 makina mjelëse për fermer

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, po vazhdon me mbështetjen e fermerëve të Komunës së Drenasit në sektorët e ndryshëm të bujqësisë.

Nga buxheti komunal, kjo drejtori ka shpërndarë makina mjelëse për të gjithë përfituesit në bazë të kritereve të caktuara të thirrjes publike, ku përfitues janë 40 fermer.

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Anita Avdullahu, të premten kanë bërë ndarjen e këtyre pajisjeve për fermerët përfitues.

Nënkryetari Shala, në emër të kryetarit Lladrovci ka uruar të gjithë fermerët përfitues të makinave mjelëse dhe ka thënë kjo mbështetje për fermerët është bërë për të ndihmuar ata dhe për të arritur rezultate me të mira si në sasi ashtu edhe në cilësinë e qumështit.

Ndërsa drejtoresha Avdullahu ka shtuar se Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi do të vazhdoj në përkrahjen e fermerëve edhe me projektet të tjera.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë