Deliu-Kodra: Pamjet para “1 Tetorit” tregojnë paaftësinë e Qeverisë për ta organizuar vaksinimin e siguruar vaksina

Edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka folur për tollovitë e krijuara me njerëz para sallës “1 Tetori” në kryeqytet, duke pritur për t’u vaksinuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se këto pamje, ndërhyrja e policisë dhe mosmbajtja e distancës tregojnë paaftësinë e Qeverisë për të siguruar vaksinën dhe për të menaxhuar procesin e vaksinimit.
“Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranura donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj”, ka shkruar ajo.