Aksidentohen katër vetura në Arllat të Drenasit (Foto)

Katër vetura janë përfshirë në një aksident zingjiror në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër hyrje-daljes së autostradës “Ibrahim Rugova” në Arllat të Drenasit.

Sipas lexuesve të “DrenicaOnline”, aktualisht rruga është bllokuar për qarkullim ndërsa vendit të ngjarjes pritet t’i përgjigjet policia.

Nuk ka informacione për të lënduar ndërsa sapo të deklarohet policia, ne do t’iu mbajmë të informuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë