E rëndë: Në ditën e Fitër Bajramit, ndërrojnë jetë dy të rinj

Në ditën e Fitër Bajramit ndahen nga jeta dy të rinj të moshës 20 dhe 25-vjeçare.


Në mëngjesin e së enjtes u raportua se i riu 20 vjeçar nga Berivojca e Kamenicës, Yll Islami ndërroi jetë. Ylli ka qenë pa vetëdije në spital që nga dita e diel.

Ndërsa, në orët e pasdites ka ndërruar jetë edhe i riu nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Rexhep Arifi, në moshën 25-vjeçare, shkruan reporteri.

Rexhepi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë për të cilin ishin mbledhur edhe të holla për t’u shëruar por ai nuk arriti ta mposhtë atë.

Yll Islami

 

Rexhep Arifi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë