I riu nga Drenasi merr një detyrë të rëndësishme nga ministrja e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Nusret Pllanën dhe Esat Shalën nga Drenasi, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krimeve të luftës, raporton DrenicaOnline.
Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshihen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera në Kosovë.