Zbulohet pllaka përkujtimore e Rrahman Nishorit – “Xhaxhi”

Sot bashkëluftëtarët e tij, organizatat e dala nga lufta, personalitete të shquara të jetës ushtarake dhe të institucioneve lokale zbuluan pllakën përkujtimore të Rrahman D. Nishori – XHAXHI.

Fjalë rasti para të pranishmve në këtë aktivitet mbajtën kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përfaqësuesi i veteranëve të luftës Xhavit Jashari dhe bashkëluftetar të Xhaxhit, të cilët vlerësuan lartë kontributin e tij për liri, transmeton DrenicaOnline.

Ai ishte një ndër ushtarët me në moshë të UÇK-së që asnjëherë nuk u zmbraps nga fronti i luftës.

XHAXHI ishte pjesë e brigadës 121 Kumanova dhe njeri me vlerë të larta morale dhe njerëzore.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë