Policia po e kërkon shoferin që shkaktoi aksident në Zabel të Ulët

Policia e Kosovës është në kërkim të shoferit i cili u aksidentua dje në mengjes në Zabel të Ulët të Drenasit.

I dyshuari brenda në veturë kishte pesë emigrantë dhe i njëjti duke i ikur policisë ishte aksidentuar me një kombi.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Zabeli i ulët, Gllogoc, 10.05.2021-05:38. Është raportuar se njësiti policor kishte tentuar ta ndaloj veturën me targa vendore e cila nuk ishte ndalë dhe më vonë ajo veturë ishte aksidentuar duke e goditë një automjet kombi me targa vendore. Në veturën e cila ishte aksidentuar kishin qenë 5 emigrant meshkuj shtetas të huaj ndërsa vozitësi i veturës ka arrite të ikë dhe nuk dihet identiteti i tij. Për shkak se vetura ishte aksidentuar emigrantët kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitë policore janë marr me rastin i cili vazhdon të hetohet. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë