Hyri në kimioterapi pa pasur nevojë, familja nga Drenasi akuzojnë laboratorin për analizën

Sh.F, 61-vjeç nga Komuna e Drenasit, i prekur me kancer në mushkëri, dyshohet se për shkak të analizave të kryera në një laborator privat ka filluar të trajtohet me kimioterapi pa pasur nevojë

Familjarët e pacientit kanë rrëfyer  se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Sipas tyre, laboratorët privat në Kosovë nuk janë të sigurt kur kryejnë shërbime.

Ata thanë për Indeksonline se biopsia e kryer në laboratorin privat në Prishtinë ka shtyrë që familjari i tyre Sh.F të hyjë në kimioterapi.

Mirëpo, sipas tyre, me rekomandim të onkologëve, pacienti kishte shkuar në Shkup për të kryer edhe disa analiza më të thella, ku gjersa iu kthye përgjigja kishe marrë kimioterapinë e parë.

Familjarët për IndeksOnline pohuan se në analizat e marra nga Shkupi rezultoi se pacienti mund të shërohet me barna, pa u trajtuar me kimioterapi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë