Fidanishtja “Bublaku” në Zabel të Ulët, adresa e duhur për fidane e perime
Fidanishtja “Bublaku” në Zabel të Ulët të Drenasit, e cila merret me kultivimin e fidaneve të ndryshme dhe me prodhimin e perimeve është adresa e sigurt në këtë rajon.
Frytet e kësaj fidanishtje shiten në gjithë vendin dhe janë të shëndetshme, shkruan DrenicaOnline.
Këtë biznes të hënën e ka vizituar aktivisti Xhavit Drenori.
“Sot vizitova familjen Bublaku, fermer të vyer në Zabel të Ulët, Drenas e cila për më shumë se njëzet vite merret me kultivimin e fidaneve dhe me prodhimin e perimeve dhe është një nga adresat e sigurta në këtë trevë për këtë fushë”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook.