Llaushë/ Motra paraqet vëllain e saj në polici: I dehur po na sjell probleme në shtëpi

Një femër ka informuar policinë se vëllai i saj i dehur, është duke sjell problem në shtëpinë e tij në Llaushë të Skenderajt.
I dyshuari është arrestuar dhe gjatë arrestimit ka penguar zyrtarët policorë, ku një zyrtar policor ka pësuar lëndime.
Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.