I ngordhën 13 lopë, njërën e la fermeri para AUV-it si shenjë proteste

Një fermer si shenjë proteste ka vendosur një gjedh të ngordhur para oborrit të AUV-it.

Trupi i një kafshe të ngordhur po qëndron në oborrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Fatmir Gashi këtë kafshë e solli aty në shenjë proteste për gjithë 13 gjedhet që i ngordhën gjatë këtij viti.

Ai pretendon se nuk janë kryer inspektimet e duhura në kufi dhe se gjedhet që ai ka blerë kanë qenë të sëmura.

Tutje ai thotë se ato i kanë kushtuar shumë humbje fermës së tij prandaj kërkon nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të ia kompensojnë dëmin e shkaktuar.

Por këtyre akuzave iu përgjjgjet Lamir Thaqi zëdhënës në AUV.

Thaqi thotë se janë kryer që të gjitha procedurat dhe kontrollat sipas ligjit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë