Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” dhuron 30 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të komunës së Drenasit

Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, i hoxhës Elvis Naçi, ka dhuruar 30 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të komunës së Drenasit.
Kështu ka njoftuar imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu.
Njoftimi i plotë i hoxhës:
Falënderimet për Fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, i hoxhës Elvis Naçi, ka dhuruar 30 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të komunës sonë.
Dorëzimin e donacionit e bënë bashkëpunëtorët e tij.
Në emër të xhematit dhe qytetarëve te Drenasit shprehi falënderime për Fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe hoxhën Elvis për ndihmën e ofruar për qytetarët e komunës sonë.