Vazhdon pastrimi i rrugëve në Drenas

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në koordinim me KRM “Pastrimi”, është duke vazhduar në mirëmbajtjen e rrugëve.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë po vazhdon të punoj në ofrimin e shërbimeve me të mira për qytetarët. Për dy net në orët e vona të mbrëmjes, ka vazhduar pastrimi i rrugëve.
Kompania e kontraktuar, ka vazhduar me pastrimin e rrugëve në Drenas sipas kategorisë A, pastaj do të vazhdohet me rrugët e kategorisë B.