Thirrje për projekte nga Ambasada e Japonisë në Kosovë
Ambasada e Japonisë në Kosovë ju fton të aplikoni për grantet në kuadër të programit Grass Roots and Human Security Projects (GGP) për vitin 2021/22.
Grass Roots and Human Security Projects (GGP) u prezantua për herë të parë nga Qeveria e Japonisë në 1989 me qëllim plotësimin e nevojave të ndryshme socio-ekonomike në vendet në zhvillim. GGP siguron ndihmë të pakthyeshme financiare për OJQ-të, Spitalet, Shkollat fillore dhe shoqata të tjera jofitimprurëse për të ndihmuar në zbatimin e projekteve të tyre të zhvillimit. Disponueshmëria e fondeve të GGP në secilin vend të pranueshëm i siguron ODA-së Japoneze një mjet të ri bashkëpunimi që ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve.
Çdo lloj organizate jofitimprurëse kanë të drejtë të jenë përfitues të GGP. Kërkesa e vetme është që ato të jenë organizatë jofitimprurëse dhe që zbatojnë projekte zhvillimore në komunitet (qeveria qendrore, organizatat ndërkombëtare, individët dhe organizatat fitimprurëse, nuk kanë të drejtë).
Kush janë përfituesit e mundshëm?
OJQ ndërkombëtare ose vendore
Organizatat me bazë në komunitet (CBO)
Autoritetet lokale
Institucionet shëndetësore
Shkollat fillore dhe shkollat profesionale
(Shoqatat e tjera jofitimprurëse)
Shuma: Shuma maksimale e grantit për projekt është 10 milion Yen Japoneze, afërsisht e barabartë me 80,000 Euro përfshirë tarifën e auditimit. (Tarifa e auditimit për përfituesin mbulohet nga projekti)
Fushat kryesore të synuara:
Shkollat fillore
Kujdesi shëndetësor parësor
Ambienti
Mirëqenia Publike
* Lista e projekteve të mëparshme mund të gjendet në lidhjen më poshtë.
** Projektit qe synojne çështjet e ndërlidhura si barazia gjinore, rinia, përfshirja sociale inkurajohen shumë për të aplikuar.
(Ju lutemi vini re: artikujt e mëposhtëm NUK mbështeten financiarisht : TVSH (lirohen nga TVSH), mallrat e konsumit, makina të zakonshme, kompjuterë, kostot e mirëmbajtjes, kostot administrative etj.)
Afati: 31 Maj 2021
Ju lutemi dorëzoni aplikacionin tuaj me email në: embjp.ggp.ks@gmail.com Për te shkarkuar aplikacionin dhe per më shumë informata klikoni në: https://www.at.emb-japan.go.jp/jointad/kosovo/itpr_en/ggp.html
Tel: +383 (38) 600 433/600 995
—


