Ky është personi nga Drenasi i arrestuar sot në Prishtinë
Një 36-vjeçar nga Drenasi, J.Krasniqi, është arrestuar në lagjen “Emshir” të Prishtinës pasi që dyshohet se ka kryer disa vjedhje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, teksa ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i dënuar me tri vite burg dhe ka qenë i kërkuar nga Gjykata.
“Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t’i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore. Ndaj personit të dyshuar: J.K., 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, tha Ahmeti.

