Drenas/ Personi i infektuar me COVID-19 nuk vet-izolohet, intervenon policia

Një person nga Drenasi nuk i është përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për vetë izolim pasi ishte pozitiv me Covid 19 që nga data 30.04.2021.

I dyshuari, sipas policisë kishte dal nga shtëpia i infektuar, raporton DrenicaOnline.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar se ndaj personit të hapet rast për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë