Degradimi i zonës përreth Goleshit, Lladrovci kërkon të hetohen gurthyesit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka adresuar te organet e ndjekjes gurthyesit të cilët po operojnë rreth zonës së Goleshit.
Lladrovci ka thënë se të gjithë përgjegjësit potencial që janë përfshirë në degradimin e kësaj pjese duke filluar nga zyrtaret e komunës, ata të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe kushdo qofshin akterët tjerë do të hetohen.
“Lidhur me dy gurthyesit në atë zonë, çështjen e kam adresuar te organet e ndjekjes, për të gjithë përgjegjësit potencial që janë përfshirë në degradimin e kësaj pjese duke filluar nga zyrtaret e komunës, ata të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe kushdo qofshin akterët tjerë. Po ashtu Komuna e Drenasit, ka ushtruar padi për kompensim të dëmit ndaj atyre që e degraduan këtë zonë”, ka deklaruar Lladrovci.

