Bekim Jashari kujton veprën heroike të dëshmorit Gazmend Zeqirit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të deshmorit, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, bënë homazhe për dëshmorin, Gazmend Zeqiri, në fshatin Kopiliq i Epërm, në nderim të vepres së tij sublime, në 22 vjetorin e rënies heroike.
Para familjarëve të dëshmorit si dhe qytetarëve të pranishëm, Jashari vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit Gazmend Zeqiri dhe dëshmorëve tjerë në çlirimin e vendit, duke bërë njëkohësisht thirrje që të jemi të bashkuar sepse vetëm kështu mund të jetësojmë amanetin e të parëve tonë.
Lavdi gjithë të renëve në altarin e Lirisë!

