Lladrovci: Kurrë nuk do të harrojmë përkushtimin e popullit tonë për liri

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë memorialit të heroit Ilaz Kodra në Verboc, pranë memorialit të dëshmorëve në Marinë, si dhe në Vërboc dhe Shtuticë.

Kryetari Lladrovci me këtë rast ka theksuar se kurrë nuk do të harrojmë përkushtimin e popullit tonë për liri dhe se ndjejnë përgjegjësi ligjore për punët e mira dhe shtetin.

Me poshtë postimi i tij i plotë:

Në këtë ditë të përkujtimit, të dhimbjes dhe krenarisë, kujtojmë me nderim të thellë, Komandantin e UÇK-së, heroin Ilaz Kodra, 40 dëshmorët dhe 275 martirët e kombit nga Vërboci, Shtutica dhe fshatrave përreth.

Sot, pas 22 vitesh, me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe nën kryetarët Nuredin Lushtakun dhe Arben Shalën dhe drejtuesit tjerë lokal, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur kurora me lule pranë Memorialit së heroit Ilaz Kodra në Verbovc, pranë Memorialit të dëshmorëve në Marinë si dhe në Vërboc e Shtuticë.

Sot, vendosëm kurora me lule në dy nga 400 vendet ku u krye gjenocid nga forcat serbe. Për fat të keq, drejtësia ende nuk ka vepruar kundër planifikuesve dhe ekzekutuesve të këtyre masakrave.

Ne kurrë nuk do të harrojmë përkushtimin e popullit tonë për liri, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë! Andaj sot e çdo ditë, ndjejmë përgjegjësi duke kryer detyrimet tona ligjore, punët e mira për qytetarët dhe shtetin tonë!

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë