Lladrovci i prekur pa masë pas refuzimit të lirimit me kusht të të paraburgosurve në Hagë

Pas refuzimit të Gjyqit të Hagës të lirojë me kusht z. Kadri Veseli, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka cekur se është prekë pa masë.

Ai ka shkruar në fb si vijon: Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Refuzimi i lirimit me kusht të Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës, më preku pa masë.

Kam besuar dhe besoj në vendimet objektive të Dhomave të Specializuara dhe akuzat e shtetit që kreu gjenocid në Kosovë, do të hidhen poshtë.

Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.

Kosova është heroike për bijtë e bijat e saj!

Shënim: Lajmin pikëllues për refuzim të lirimit me kusht edhe për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, e mora vesh rrugës, larg Kosovës.

Ashtu siç jam pikëlluar për Kadriun, po aq jam i pikëlluar edhe për Hashimin, Jakupin e Rexhën. Çlirimtarët nuk e kanë merituar kurrë këtë trajtim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë