Lajm i mirë për bizneset e Komunës së Drenasit

Të mërkurën pritet të mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Drenas.

Njëra ndër pikat që do të trajtohet është propozim vendimi për lirimin nga taksa e operimit të bizneseve dhe lirimin nga qiraja e shfrytëzimit të hapësirave publike për bizneset e gastronomisë për vitin 2021 në komunën e Drenasit.

Asamblisti i pavarur Petrit Gashi ka kërkuar që ky propozim të përkrahet në mënyrë unanime.

Postimi i plotë i asamblistit Gashi:

NJË LAJM I MIRË PËR BIZNESET E KOMUNËS SË DRENASIT

Në seancën e nesërme nder pikat e rendit të ditës do të jetë edhe PROPOZIM-VENDIMI PËR LIRIMIN NGA TAKSA E OPERIMIT TË BIZNESEVE DHE LIRIMIN NGA QIRAJA E SHFRYTËZIMIT TË HAPËSIRAVE PUBLIKE PËR BIZNESET E GASTRONOMISË PËR VITIN 2021 NË KOMUNËN TONË.

Duke e pasur parasysh së bizneset në Drenas janë ballafaquar më probleme të shumta për shkak të Pandemisë COVID 19 që ka përfshirë gjithë globin, atëherë një propozim i tillë është i mirë se ardhur që sadopak të ndihmohen bizneset në këtë mënyrë. Kriza e mëdha shëndetësorë globale, dhe masat e njëpasnjëshme detyruese kanë bërë që shumë biznese të janë në vështirësi, prandaj në mundësitë e lejuar të Komunës sonë një lirim i tillë nga taksat është në shërbim të ndihmës ndaj tyre.

Presim një mbështetje unikë të të gjithë asamblistëve në një propozim të tillë në shërbim të bizneseve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë