Policia publikon foto nga sheshi i Drenasit në ‘orën policore’

Policia e Kosovës, anë e kënd vendit ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ në zbatim të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Veprimet policore po mbështeten në Ligji AntiCovid, po ashtu edhe gjobat e shqiptuar për shkelësit po mbështetën në këtë ligji.

Në fotot e publikuara të premten rreth orës 23:00 nga Policia, shihet sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas i boshatisur.

Policia, vazhdon të bëjë thirrje, për respektim të vendimeve dhe masave të ndërmarrë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë