Familja Ibishi dhuron 5000 kilogram miell për familjet në nevojë

Xhafer Murtezaj, profesor dhe veteran i arsimit, së bashku me hoxhën e Runikut, Korab Hajra, kanë bërë dorëzimin e donacionit të pesë djemve të Imer Ibishit, me banim në Londër, të cilët kanë dhuruar 5000 kilogram miell për familjet në nevojë të komunës sonë.
Pas pranimit të këtij donacioni, Kryetari i komunës, Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt, falënderoi Qazimin, Hysniun, Enverin, Nexhmedinin dhe Selimin për përkrahjen e ofruar për familjet nevojtare.
Jashari tutje njoftoi se të gjitha donacionet të cilat po dhurohen nga njerëzit e vullnetit të mirë po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe Qendrës për Punë Sociale.
Bashkë!