“Qatar Charity” dhuroi 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Skenderaj

Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 400 pako ushqimore ku 250 prej tyre janë shpërndarë sot për familjet në nevojë të Komunës së Skenderajt, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen ditët në vazhdim.
Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt, i pari i komunës, Bekim Jashari, u shpreh falenderues ndaj organizatës për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për familjet nevojtare të komunës sonë.
Tutje Jashari bëri të ditur se të gjitha ndihmat e dhuruara nga donatorët po shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, sipas listave të asistencës sociale.
Bashkë!