Gara me Sami Lushtakun, Bekim Jashari konfirmon se do të kandidojë sërish për kryetar të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konfirmuar se do të garojë sërish për kryetar të kësaj komune.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

Jashari do ta ketë kundërkandidat Sami Lushtakun e PDK-së, i cili pati deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për të parin e Skenderajt.

“Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së”, kishte thënë Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë