Dy të moshuar mbi 100 vjeç marrin vaksinën kundër COVID-19 në Skenderaj

Dy të moshuar mbi 100 vjeç janë vaksinuar sot kundër koronavirusit në Skenderaj.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me anë të një postimi në Facebook teksa edhe ka thënë se është shembull për të tjerët mos-hezitimi i tyre për të marrë vaksinën kundër COVID-19.
“Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema”, ka shkruar Jashari.
Postimi i plotë i Jasharit në Facebook:
Sa motivuese për të tjerët, dy të moshuar të moshës mbi 100 vjeçare u vaksinuan në Skenderaj, me vaksinën anti-covid.
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, po vazhdon vaksinimi, ku sot është bërë vaksinimi i dy personave mbi moshën 100 vjeçare me vaksinën Astra-Zeneca.
Mos hezitimi i tyre për t’u vaksinuar me vaksinën anti-Covid, është shembull për të tjerët, në mënyrë që në momentin kur të vijë radha e tyre për t’u vaksinuar të kryejnë këtë proces pa pasur dilema.
Mantelbardhët e QKMF-së janë duke bërë përpjekje maksimale që me kohë të japin informatat dhe shërbimet e nevojshme për pacientët e komunës sonë.
Të interesuarit mbi moshën 80 vjeçare për vaksinim mund të bëjnë regjistrimin në shërbimin e vaksinimit në QKMF, fizikisht apo edhe përmes numrit të telefonit 048414241, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00-14:00.
Njëkohësisht kërkoj nga institucionet tona qendrore që të shtojnë angazhimin e tyre në sigurimin e dozave të reja të vaksinave anti Covid-19.
Bashkë për shëndetin e qytetarëve tonë!.