Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore, shkruan Gazeta Sinjali.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.