Iniciativë qytetare/ Ikona e Drenicës, Ymer Elshani të vëndoset në pullë postare

17 prilli i vitit 99’ ishte i kobshëm për familjen Elshani, Drenicën, Kosovën e mbarë botën.

Atëbotë ogurzit serb vranë dhe masakruan mbi 50 shqiptarë në atë që njihet si masakra e Poklekut të Drenasit.

Ndër viktimat e parë në këtë masakër ishte ish-drejtori i gjimnazit të Drenasit, udhëheqësi i demonstrave dhe shkrimtari i njohur për fëmijë, Ymer Elshani. Ai u ekzekutua i pari së bashku me një person tjetër të familjen Muqolli, më pastaj ai humbi edhe 4 djemt, gruan, nënën e gruan e vëllaut.

Në përvjetorin e vrasjes së Ymer Elshanit, është marrë një iniciativë nga disa profesorë që ikona intelektuale e Drenicës dhe Kosovës, ndjekësi i hapave të mësuesit Hero Fazli Grajqevcit, pedagog dhe poet i shquar shqiptarë, i përballur me okupatorin serbosllav, duhet të nderohet dhe të kujtohet gjithandej botës shqiptare dhe më larg duke e vëndosur në pullë postare, transmeton DrenicaOnline.

Iniciativa po bënë xhiro në rrjetet sociale ku po merr mbështetjen e qytetarëve.

Mbetet të shihet nëse menaxhmenti i postës në krye me drejtorin Xhevdet Smakiqi do ta realizojnë këtë kërkesë të qytetarëve./DrenicaOnline/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë