Heroi i Eneos u khye nga puna!

Shkruar nga Ardian Zogu, me rastin e lirimit nga burgu të vëllëzërve Nexhat e Fadil Demaku.
Heroi i Eneos u khye nga puna!
Sa herë pyeste Eneo:
Ku është babi?
Pse nuk erdhi të më pres te shkolla?
Pse nuk erdhi në shtëpi?
Përgjigja ishte e njëjtë për më shumë se dy vite: Është në punë!
Sa herë ktheheshim nga vizitat te Nexhati, Eneo gjithëmonë kishte një koment!
Pse babi nuk e gjen një punë tjetër, ky vend pune është shumë i keq!
Pyetjet e nipit, sikur më këpusnin shpirtin! Dhe unë asnjëherë nuk munda të ju gjej përgjigje të vërtetë, por as të arsyshme!
Sot heroi i Eneos, bash me heroin e Uronit erdhën! Më të thinjur, më të moshuar dhe njëjtë të pafajshëm.
Por rasti i tyre hap një seri pyetjesh për shoqërinë tonë, e cila nuk ishte e zonja t’u jap përgjigje !
Vallë çlirimtarët pafundësisht duhet të bartin barrën e sistemeve jofunksionale të drejtësisë dhe anatemimit të skajshëm ?
Barra e pafajsisë është më e rëndë se toka dhe nuk mbartet mbi supe…