Ky është personi i arrestuar për krimin në Gradicë

Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e 15 vjeçarit dhe plagosjen e babait të tij, Bekim Muja.

Sipas Indeksonline i arrestuar është 54-vjeçari Xhafer Bardiqi.

Ai u arrestua pas masave të shpejta operative.

Të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Ndryshe, rasti mbrëmë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

Njëti nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa  i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë