Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit në Gradicë të Drenasit

Mbrëmë u raportua për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit, ku i vdekur mbeti një 15-vjeçar dhe është plagosur rëndë babai i tij Bekim Muja.
Ndërsa tani, Indeksonline mëson ekskluzivisht se është arrestuar i dyshuari i këtij krimi.
I dyshuari për vrasjen në Gradicë është arrestuar nga Policia e Kosovës pas masave të shpejta operative.