Lladrovci ngushëllon familjen Morina për vdekjen e vajzës në vetaksident

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në varrimin e të ndjerës, Ermira Morina e cila ka vdekur mbrëmë si pasojë e vetëaksidentit në Terstenik.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Morina nga Gllobari për humbjen e vajzës së tyre.
“Sot, ditë e dhimbshme për Drenasin. E dhimbshme vdekja e saj jo vetëm për familjen, por për të gjithë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, shokëve dhe miqve të Ermirës”, është shprehur Lladrovci.
Kryetari Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kujdes të shtuar në trafik.