Kjo është vajza nga Drenasi që vdiq mbrëmë në aksident trafiku

Një femër përderisa ishte duke lëvizur me veturën “Renault” me targa lokale, është vetaksidentuar dhe si pasojë ajo dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime trupore ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.
Mësohet se personi që ka vdekur është Ermira Morina nga Drenasi.
Lajmin e kanë konfirmuar familjaret e Ermires të cilët thonë se varrimi i saj bëhët sot në ora 17 e 30 në varrezat e fshatit Gllobar.
Policia ka njoftuar se aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në Terstenik të Drenasit të dielën rreth orës 21:00.