22 vjet nga masakra e Burimit në Malishevë

Sot, mbushen 22 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, nga masakra e Burimit, ku u vranë dhe u masakruan, 42 civilë shqiptarë.

Masakra e Burimit, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje nuk është dënuar askush.

Në përkujtim të kësaj ngjarje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe në Malishevë, nga ora 13:30.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë