Nderohen me homazhe dëshmorët Arben Nura e Fazli Beqiri në përvjetorin e rënies

Në 22 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Arben Nura e Fazli Beqiri, I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve e martirëve në fshatin Aqarevë.
“Me 26 mars 1999 në këtë fshat ranë heroikisht, për të mos vdekur kurrë, dëshmorët Arben Nura e Fazli Beqiri si dhe martirët: Burra, gra e fëmijë të pafajshëm”, tha Jashari.
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!