Kurti emëron zv/ministrin e parë nga Drenasi

Kryeministri Albin Kurti, tashmë ka filluar me emërimin e zëvendësministrave në qeverinë e tij.
I pari që është emëruar në këtë post, është ish-kandidati për deputet nga kjo parti, Enver Dugolli.
Dugolli është emëruar zv.ministër në ministrinë e Mbrojtjes.
Këtë pozitë e mbante edhe në kohën e qeverisë Kurti I.
Mirëpo, në atë kohë, Dugolli shef e kishte Anton Qunin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ndërsa tani, ministër i Mbrojtjes është caktuar Armend Mehaj.
Në anën tjetër, Gazeta Blic merr vesh që brenda dy ditëve të ardhshme do të bëhen emërimet e zv.ministrave tjerë në të gjitha ministritë.