Laldrovci i befasuar nga dorëheqja e Halilajt, ka disa fjalë për të

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është befasuar nga dorëheqja e Labinot Halilajt prej pozitës së kryesuesit të Kuvendit Komunal.

Sipas Lladrovcit, shumë projektet e filluara së bashku me Halilajn kanë përfunduar edhe do të vijojnë të përfundojnë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Statusi i Lladrovcit:

Lab, bashkëpunimi, puna e përbashkët dhe rezultatet e qeverisjes lokale në komunën tonë, gjatë qeverisjes së deritashme në krye të Asamblesë komunale, kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.
Kjo dorëheqje jotja, më ka befasuar shumë, sepse, shumë projektet e filluara së bashku kanë përfunduar edhe do të vijojnë të përfundojnë në dobi të mirëqenies së qytetarëve. Andaj, përkushtimi yt do të mungojnë në performancën e komunës dhe efektivitetit të pashoq deri sa ishe në krye të Asamblesë.
Gjithsesi, të uroj sukses në çdo aktivitet tëndin, duke e konsideruar miqësinë dhe shoqërinë tënde si të çmuar për mua dhe familjen time. Shëndet dhe suksese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë