Nderohen dëshmorët në 22 vjetorin e rënies

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, se bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë, asambleistë e qytetarë, në 22 vjetorin e rënies bënë homazhe tek varret e dëshmorëve, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, të cilët ranë në altarin e Lirisë, për tu bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Me këtë rast Jashari para të pranishmëve deklaroi se duke kujtuar e nderuar të rënët nderojmë të kaluaren tonë të lavdishme.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të rënë për Lirinë e Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë