Sulmohet policia në Baicë të Drenasit, arrestohen të dyshuarit

Janë arrestuar dy të dyshuar në Baicë të Drenasit, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Gjatë arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 16 e 30 minuta.
Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa hetimet janë duke vazhduar.