ETC u hap edhe në Drenicë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal, sot kanë marrë pjesë në hapjen e qendrës tregtare ETC, në Skenderaj.

Kryetari Jashari me këtë rast u shpreh i kënaqur me faktin që qytetit të Skenderajt, po i shtohet edhe një biznes i ri i cili përmes punësimit të të rinjve do të ndikojë në rritjen e konkurrencës së shendosh por edhe në ngritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve të komunës.

Jashari bëri të ditur se sipas kontratës së nënshkruar me qendrën tregtare ETC, kjo kompani do ta shfrytëzoj pronën e komunës për shërbime ndaj konsumatorëve, duke i punësuar 75 punëtor si dhe duke i paguar komunës qera mujore.

Qendra Tregtare ETC, do të bëjë po ashtu grumbullimin e produkteve të kultivuara nga fermerët e komunës.

“Ashtu siç parashihet me kontratë, ky operatorë ekonomik, brenda kësaj qendre ka të vendosur edhe pikën grumbulluese, ku fermerët e komunës sonë do t’i shesin produktet e tyre bujqësore, me çmimin real të tregut”, tha Jashari.

Kryetari Jashari po ashtu theksoi se si udhëheqës i komunës, është i gatshëm që gjithmonë të bashkëpunoj me çdo biznes vendor apo edhe të huaj, që shpreh interesim të investoj në komunën tonë.

“Me këtë rast dëshiroj të potencoj që si kryetari Komunës së Skenderajt, mirëpres dhe mbes i hapur për bashkëpunim me çdo biznes vendor apo të huaj, që shpreh gatishmërinë për të investuar në komunën tonë, sepse vetëm kështu mund të zhvillojmë komunën tonë dhe të ngrisim standardin jetësor të qytetarëve tonë”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtuesi i ETC-së, Ramiz Kelmendi, u shpreh falënderues ndaj Kryetarit Jashari, për bashkëpunimin e ofruar duke bërë të ditur që ETC, do të jetë në shërbim të qytetareve të Skenderajt, duke ofruar shërbimet e saj.

Jashari në fund uroi udhëheqësin e këtij biznesi si dhe stafin për hapjen e tij, duke i uruar punë të mbarë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë