Vlerësohet lartë puna e drejtoreshës Flutura Avdiu, prioritet i saj është legalizimi i ndërtimeve pa leje

Flutura Avdiu, Drejtoreshë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Drenas, bashkë me grupin punues për legalizimin e ndërtimeve pa leje, është duke e bërë një punë të madhe në këtë proces.

Madje ajo të hënën i njoftoi përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Ilir Kryeziu dhe përfaqësuesin e USAID-it lidhur me procesin dhe rezultatet e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Drejtoresha Avdiu u përgëzua për punën e bërë deri tani.

Ndërkohë Drenasi u vlerësua si shembull i suksesit, që duhet të ndiqet nga komunat e tjera lidhur me procedurat për legalizimin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë