Nesa Krasniqi nga Negroci, boton librin e saj të parë në Gjermani

E lindur dhe e rritur në Gjermani, Nesa Krasniqi përveq që ndjek studimet, ajo së fundi ka botuar edhe librin e saj të parë në gjuhën gjermane.
Botimi i librit të saj “Deep, Humor, neutral & Fantasy” (në gjuhën gjermane), prindërve të Nesës dhe mbarë familjes iu jep një ndjesi të veçantë.
Babai i Nesës, Fadili, kishte emigruar nga Negroci i Drenasit për në Gjermani.
Ai sot është krenar me vajzën e tij, Vanesën.
“Sot, në këtë fillim marsi, ndjehemi të lumtur dhe krenarë me rrugëtimin e filluar nga vajza jonë Nesa. Botimi i librit të parë të saj “Deep, Humor, neutral & Fantasy” (në gjuhën gjermane) na jep një ndjesi të veçantë jo vetëm neve si prindër, por mbarë familjes. Duke parë moshën tënde të re, prirja për të shkruar libër, krahas studimeve që je duke vazhduar, na motivon për jetë dhe na bën krenarë që të kemi.
Sukseset të pafundme Nesa jonë! Qoftë ky libër fillimi i suksesit tënd në fushën e artit dhe motivim për të arritur kulmin e suksesit në jetë!”, ka shkruar Fadil Krasniqi në profilin e tij në Facebook.
https://www.bod.de/buchshop/deep-humor-neutral-und-fantasy-nesa-krasniqi-9783752690125