Vidhet vetura afër Drenasit, hajnat u futën në garazhdë dhe e morën “Pasatin”

Një person ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura VW Pasat me targa vendore.
Vjedhja ka ndodhur të shtunën në Polluzhë të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Sipas ankuesit, veturën e kishte të parkuar në garazhdë në oborrin e tij kur hajnat ja vodhën.
Rasti është duke u hetuar nga policia./DrenicaOnline/