Me vizita tek familjet e dëshmorëve përkujtohet beteja e Qirezit dhe Likoshanit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe drejtorë komuanl, shënimin e kësaj beteje e vazhduan me vizita tek familjet e heronjve dhe dëshmorëve të rënë në betejën e Qirezit e Likoshanit si Rexhepi, Sejdiu, Nebiu, Rama dhe Behrami, për të shprehur nderin dhe respektin ndaj këtyre familjeve që dhanë shumë për shtetin e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të kombit, lavdi gjithë të rënëve që jetësuan ëndrrën tonë shekullore për Liri e Pavarësi!