Bastiset një banesë në Drenas, policia arreston një person dhe tregon arsyen

Është arrestuar një person i dyshuari në Drenas pasi që gjatë kontrollimit të banesës së tij, i janë gjetur dhe konfiskuar 70 fishekë, transmeton DrenicaOnline.
Policia nëpërmjet raportit 24 orësh dërguar mediave ka thënë se me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.
Arrestimi ka ndodhur të enjten në orën 15 e 15 minuta./DrenicaOnline/