Thirret mbledhja e KK të Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë, 26/02/2021 (e premte) duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 29.01.2021
2. Propozim Vendim për caktimin e lokacionit për vendosjen e shtatores së Heroit të Kombit Asllan Fazliu, i plotësuar
3. Raporti vjetor i punës së Kryetarit dhe Qeverisjes Lokale për vitin 2020
4. Propozim Vendim për shfuqizimin e pikës 1,2 dhe 3 të nenit 2, të Vendimit Nr.12/360-68569, të datës 29.11.2019, të Kuvendit Komunal dhe Lejimin e lidhjes së Kontratave të reja për dhënien në Shfrytëzim të Përkohshëm të Banesave të caktuara Sociale, në Bllokun e Banimit I dhe II në Drenasin III, me përfaqësues të ri të Banimit të Përkohshëm Social
5. Të ndryshme