Skenderaji nuk ia dha “kokrrën” kandidatëve të PDK-së nga Dega e Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Skenderajt në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 72.29% të votave.
Në listën e 10 kandidatëve për deputetë më të votuar në Skenderaj, asnjëri nuk është nga Drenasi.
Ardian Kastrati ka marrë 991 vota, Ferat Shala ka marrë 569 vota, Petrit Hajdari 542 vota, Sejdi Hoxha 425 etj.
Sipas të dhënave, kandidati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj, ka marrë 8778 vota.
Ndërsa i dyti sipas listës është rënditur me 5512 vota, Mërgim Lushtaku me numër 11.
Ky i fundit kishte marr kogja shumë vota në Drenas.
Sipas të dhënave të siguruara nga DrenicaOnline, Lushtaku në Drenas mori 2242 “kokrra”.
Ndërsa mbi 1 mijë vota në Drenas kishin marrë edhe Ganimete Musliu, Fadil Beka, Fadil Nura./DrenicaOnline/