Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Zabel të Ulët

Dy persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në Zabel i Ulët të Drenasit.
Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti është deklaruar:
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, u shprehë ajo.